KryesoreLajme

“Rama premtoi shtëpi sociale”, fletëthirrja e banorëve të “5 majit”: Dil protesto

 Është shpërndarë së fundmi fletëthirrja e banorëve të “5 majit” dhe Paskuqanit për organizimin e protestës së sotme kundër shembjes së shtëpive të tyre nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë së Tiranës. Në këtë fletëthirrje, shkruhet se kryeministri Rama premtoi se të gjithë ata do të pajiseshin me shtëpisë sociale dhe do të trajtoheshin si familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Ata u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të protestojnë sot pasdite në orën 17:00 në urën e Paskuqanit.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Çfarë ka ndodhur?
Protestat e banorëve kanë nisur prej disa muajsh, por më 19 janar të këtij viti, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndërmori aksionin për prishjen e banesave në zonën e 5 majit në Tiranë duke i hapur rrugën procesit të rindërtimit. Asnjë prej tyre nuk ka dalë kundër projekteve, por kërkojnë shpronësimin sipas rregullave, duke marrë parasysh se një pjesë e tyre kanë certifikatë pronësie, ndërsa pjesa tjetër janë në proces legalizimi në pritje të marrjes se statusit të plotë të pronësisë. Në Laprakë, për shkak të lotit të Unazës do të preken 700 shtëpi banimi, ndërsa tek “5 maji”, 430 të tilla.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *