Argument

Rama po kërkon me çdo kusht që ftesat e Trumpit të marrin ngjyrim të meritës personale, edhe pse ato iu drejtohen thuajse të gjitha vendeve

Nga Kroacia, në Slloveni, Rumani, Greqi e Kosovë, liderët e Ballkanit kanë marrë ftesa për t’iu bashkuar Bordit të Paqes të Presidentit amerikan, Donald Trump.

E megjithatë, i vetmi që ka bërë propagandë bajate me këtë ftesë ka qenë Edi Rama.

Disa prej shteteve të Ballkanit, si Kroacia apo Sllovenia, kanë reaguar vetëm kur janë pyetur nga mediat, duke konfirmuar se kanë marrë ftesën.

Kurse Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, konfirmoi së fundmi ftesën nga Trump.

E gjitha kjo rrëzon propagandën qesharake që ka ngritur Edi Rama me ushtrinë e tij të gazetarëve dhe analistëve se vetëm ai ka marrë ftesë në Ballkan.

Pasi doli bllof me këtë gjë, Edi Rama u detyrua të bëjë një reagim për ftesën që ka ardhur nga Trump për Vjosa Osmanin.

Ai përpiqet të fusë përçarje në skenën politike të Kosovës, sikur ftesa mund të ketë ardhur edhe për shkak të aftësive personale të Vjosa Osmanit.

“Edhe njëherë urime dhe dua të besoj se faktorët politikë të Kosovës, do ta çmojnë këtë dorë të shtrirë nga Presidenti i SHBA, si një gjest që nuk është aspak pa lidhje edhe me respektin për ty personalisht e  për rolin tënd ndërkombëtarisht,” shkruan ai.

Kjo përpjekje për të treguar se ftesat shkojnë për personin dhe jo për vendin, në fakt është një manipulim për të treguar se Trump e ka personale ftesën ndaj tij.

Në fakt, ftesa po u shkon çdo vendi, por të paktë janë ata që kanë reaguar dhe kanë abuzuar kaq shumë publikisht me të siç ka bërë Edi Rama.

Rruga Press

YouTube player