ArgumentKryesore

Rama përuroi ujësjellësin e Krujës! Manastirliu ikën dhe ruan standartin e ironisë me gazetarët

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nuk flet për pasojat që ka sjellë ujësjellësi i Krujës në të gjithë rrethinën. Teksa vizitoi të sëmurët në spital, e bëri me dije për mediat se numri i të helmuarve gjithsej është 370 persona, mes tyre edhe fëmijë, nuk jep asnjë koment për ujësjellësin.

Madje dhe ironizon gazetarët që e pyetën. Pasi përfundoi me propagandën duke shprehur vullnet të madhe për zbardhjen e shkaqeve, ministrja u largua me nxitim kur u pyet lidhur me përurimin e ujësjellësit, duke e dhënë përgjigjen nën zë dhe ironike.

Lexo më shumë  Problemi me energji elektrike, Kurti: Kemi kërkuar nga KOSTT dhe KEDS angazhim maksimal për zgjidhjen e problemit

BISEDA NË KRUJË:

Pyetje: Po ujësjellësi u përurua gjatë fushatës…

Manastirliu: Edhe këtu do e fusni fushatën elektorale po hajde.

Po në fakt! Sepse ujësjellësi i përuruar nga vetë kryeministri Edi Rama ka çuar për më pak se 2 ditë, 370 qytetarë në spital.

Qeveria Rama sa vjen dhe e rrit standartin e të qenit të pasjellshëm me gazetarët, të shmangurit, ose janë ata që I akuzojnë gazetarët për sjellje dhe pyetje jo korrekte dhe keq dashëse.

Lexo më shumë  Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojnë për rinovimin e plotë të stadiumit

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *