Lajme

Rama përsëri sulmon Kosovën, kësaj radhe në konferencën e përbashkët me Merkel

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kancelaren gjermane Angela Merkel, Kryeministri Edi Rama sulmoi përsëri qëndrimin bojkotues të Kosovës lidhur me nisëm “Open Balkan”.

“Ballkani i hapur është krijuar jo për të përjashtuar njeri por për të mos u varur nga vetot e njërit dhe teoritë e konspiracionit të tjetrit”, tha Rama duke iu referuar nismë së tij në bashkëpunim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Lexo më shumë  Nga Shqipëria pothuajse çdo vit, rreth 35 studentë shkojnë për studime me bursë për në Rusi, kjo duhet parë me kujdes strategjik

Rama pastaj shton se “Open Balkan” do rrisë lëvizjet Shqipëri-Kosovë, për të treguar varësinë nga Serbia, sepse kjo gjë mund të arrihet dhe vetëm me marrëveshje bilaterale të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, pa pasur “Open Balkan”.

“Ne duam të ecim më shpejt dhe një nga pengesat ka qenë që Serbia nuk e pranonte lëvizjen e lirë të njerëzve, sepse kishte paragjykimin që nëse ne fusim lëvizjen e lirë të njerëzve si një nga parametrat, atëherë lëvizja e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte e garantuar. Dhe faktikisht sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon sot këtë për veten e vet, por rri dhe bën teori konspiracioni për ‘Open Balkan’”, tha Rama.

Lexo më shumë  Hargreaves uron Kurtin për mandatin e ri: Konfirmohet mbështetja e Britanisë së Madhe për Kosovën

“Kaq e thjeshtë është, traseja është e shtruar, procesi i Berlinit është proces që do të vazhdojë, ‘Open Balkan’ është një mekanizëm për ta përshpejtuar. Nuk ka asnjë kontradiktë mes të dyjave”, mbylli konferencën kreu i qeverisë.

Merkel nga ana tjetër, gjatë konferencës, apeloi për forcimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *