Lajme

Rama paralajmëron konferencë për mediat! A do të flasë për Saimir Tahirin?!

Kryeministri Edi Rama do të dalë sot në një konferencë për mediat.

Mësohet se konferenca është parashikuar që të mbahet në orën 11:30 në Kryeministri.

Nga zyra e shtypit të Kryeministrisë, mësohet se Rama do të shoqërohet nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.

Ajo çka mbetet për t’u parë është fakti nëse kryeministri Rama do të flasë apo jo për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ky i fundit u dënua dje nga Apeli i GJKKO-së, me 3 vite e 4 muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Rruga Press

YouTube player