EditorialKryesore

Rama nga New York-u si Kryeministër i Donbasit

Para gazetarëve shqiptarë në New York, kryeministri shqiptar Edi Rama organizoi një briefing me tema kryesisht që lidheshin me pozicionin e ri të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

Por, ndër pyetjet më të pafajshme ishte ajo e gazetares që kërkonte informacion nëse ka pasur takim të z. Rama me zv. ambasadorin rus, duke qenë se ky i fundit ishte prezent në pritjen e organizuar nga z. Rama mbrëmjen e djeshme.

Rama e konfirmoi takimin me të, por më shumë se sa konfirmimi i takimit, rëndësi ka qëndrimi i tij në fjalët e përzgjedhura në përgjigjen e tij.

“Ne nuk kemi asnjë problem tonin me Rusinë. Rusia nuk është një vend armik. Rusia nuk është një vend kundërshtar. Unë këtë kam thënë në çdo instancë. Rusia nuk është armik i yni dhe as i aleancës tonë. Është një vend konkurrent për arsye të njohura të gjeopolitikës. Besoj që çdo muindësi çdo rast, çdo shans për komunikim duhet shfryëtzuar maksimalisht” – u shpreh kryeministri para gazetarëve.

Ky konstatim, vjen vetëm një ditë pasi Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e akuzoi Kancelarin e Gjermanisë, se NATO bombardoi Jugosllavinë në 1999, ndërkohë kur gjenocidi i vërtetë po ndodh në Donbas.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Kancelari gjerman u përgjigj me finesë dhe qartësi gati instiktive :

“Ne ndaluam gjenocidin në Kosovë”

Kancelari gjerman me një kujdes të theksuar paraprakisht deklaroi se jemi në një gjeneratë, që e ka të vështirë të imagjinojë luftë në Evropë.

E megjithatë, pyetjes së gazetarit gjerman se a do të ketë luftë, Putini i’u përgjigj në formë replike ndaj kancelarit Sholc se ky i fundit i përket asaj gjenerate, që ka bombarduar Beogradin.

“ Ju z. z kancelar bashkë me mua jemi dëshmitar të një lufte, e cila ndodhi për shkak të agresionit të Natos. Kjo ndodhi në një shkallë gjerë në një kryeqytet europian, apo jo?!” – replikoi në mënyrë provokative Putin.

Kancelari e mbrojti qëndrimin evropian, se Nato ndaloi një gjenocid në Kosovë, por cili ishte qëndrimi i kryeministrit Rama sot.

Rama tha se nuk kemi problem me Rusinë.

Një vend anëtar i Natos, shteti amë, thotë nga New Yorku se Rusia është thjesht një konkurent, njëlloj si të ishte një shoqëri biznesi.

Edhe qasja më e squllët evropiane, ajo gjermane, e mbrojti gati në mënyrë radikale qëndrimin evropian mbi të gjitha parimor mbi bombardimin e Beogradit.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Ndërsa Rama, jo vetëm që e shmangu, por edhe e legjitimoi Rusinë si një konkurent gjeopolitik*, sipas cilësimeve të tij.

Kjo nuk është gafë e niveleve të vogla, por e karakterit historik.

Bastet gati në bllofe qesharake me Open Balkan, mund të liheshin për një moment të dytë.

Rolin e Shqipërisë për Kosovën dhe krejt faktorin shqiptar në Ballkan, nuk mund ta zëvendësojë as Gjermania, as BE bile as SHBA. Ata janë partnerë të pazëvendësueshëm, por perspektiva e Shqipërisë do të duhej të ishte sa protektive për viktimat e 1999-ës , aq edhe agresive ndaj krahasimeve të Kosovës me Donbasin.

Duke mbrojtur këto parime, Rama do të mbronte, Kosovën, Shqipërinë dhe shqiptarët, por do të ndihmonte edhe vendet partnere.

Duke thyer krahasimet me gjenocidin e supozuar mbi rusët në Ukrainë, Rusisë i humbet një pretekst, ndërsa shqiptarët fitojnë një urë më shumë me BE në dhe ShBA.

E gjitha kjo që ndodhi në këtë briefing ishte vazhdimësi e legacy Rama1 dhe Rama2 duke mbrojtur idetë se vetëm nëpërmjet Serbisë mund të bashkohemi në Evropë, bile vetëm nëpërmjet Serbisë mund të bashkohemi edhe si shqiptarë.

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *