Lajme

Rama: Nëse për 6 muaj kemi ngërç në hapjen e negociatave, do të kërkojmë ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria

Kryeministri Edi Rama, në bilancin vjetor të qeverisë, ka përmendur edhe procesin e integrimit që është peng i vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë. Kreu i qeverisë tha se nëse brenda 6 muajve të ardhshëm Bullgaria vazhdon të vendosë veton ndaj Maqedonisë së Veriut, atëherë Shqipëria do të kërkojë ndarjen përsa i takon rrugës për çeljen e negociatave.

“Në procesin e integrimit evropian gjërat janë të qarta dhe jemi në një situatë absurde për shkak të vetos  së Bullgarisë dhe kemi kërkuar një opinion nëse do të mbështetet një qasje të re të politikës së jashtme. Nëse 6 mujorin e parë të muajit të ardhshëm Bullgaria do të vendosë veton ne do të kërkojmë ndarje nga Maqedonia e Veriu”, tha Rama.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *