Rama në Dubai, Tirana në Kaos, protestuesit bllokojnë disa akse rrugore në qendër
Teksa kryeministri Rama dhe ministrja Belinda Balluku ndodhën në Dubai ditën e sotme, protestues të shumtë kanë bllokuar qendrën e Tiranës.
Ata janë mbledhur të protestojnë kundër rritjes së çmimit të naftës, duke kërkuar heqje taksash dhe ulje të këtij çmimi, ndërsa protesta është përshkallëzuar tashmë.
Kështu, protestuesit kanë bllokuar dy kahet e unazës së Tiranës, duke shkaktuar bllokim të plotë të trafikut të automjeteve në kryeqytet dhe duke i bllokuar rrugët në zonën e kryeministrisë dhe piramidës.
Organizatorë dhe protestues kanë paralajmëruar se pakënaqësia e tyre do të shprehet çdo ditë në orë 17:00 në të njëjtin vend, deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.
Rruga Press