Rama na tregon vetëm Shqipërinë që do ai
Analiza e gazetës italiane “Domani” dhe gazetarit Nicola Pedrazzi
Përse Hungarisë së Orbanit dhe Turqisë së Erdoganit i vëmë filtra kritike ndërsa Shqipërisë së Edi Ramës mjaftohemi vetëm duke i zgjatur mikrofonin? Kryeministri shqiptar na tregon historinë që duam të dëgjojmë: vendi i varfër, por mirënjohës që tani është shndërruar në një vend të mirëseardhjes, një pasqyrë të suksesit të Italisë sonë. Por në realitet Shqipëria është një vend ku progresi ekonomik dhe social është në ngecje dhe ku kontrolli i qeverisë mbi vendin është i përhapur dhe ka pak për t’u pasur zili, si ato vendet autoritare që ne i kritikojmë çdo ditë” – shkruan autori.
“Mënyra si flet italofoni Edi Rama kalon me strategji nëpërmjet gazetarëve italianë sepse ai e njeh mirë padijen tonë kombëtare. Rama e di që në kokën e italianëve, shqiptari është dhe do mbetet ende emigranti mbi gomone, e di që progresisti italian turpërohet nga kjo, e di që për çështjen e migracionit Italia ka nevojë për histori suksesi, e di populizmin italian dhe lëshon shigjeta ndaj Europës.
Të djathtëve këtu u duhen shqiptarët sepse janë të bardhë, flasin italisht, janë të integruar që edhe pse myslimanë nuk janë ekstremistë. Të majtët shkojnë me idenë që nëse mbjell sot do të korrësh nesër duke kujtuar “Italinë e hapur” të një herë e një kohe.
Të gjithë harrojnë se qindra minorenë braktisen çdo vit në rrugët e vendit nga prindër shqiptarë, duke u bërë shpesh keqbërës, por që ikin nga Shqipëria që prej 8 vitesh qeveriset nga Edi Rama pa reformat e duhura ekonomike dhe sociale për qytetarët e saj.
Shqipëria reale është ndryshe nga ajo realja. Së pari që nga vera e 2019-ës në të gjitha bashkitë qeverisë Partia Socialiste e Edi Ramës sepse ato zgjedhje që Presidenti i Republikës nuk dëshironte që të zhvilloheshin, në mënyrë të papërgjegjshme edhe opozita nuk mori pjesë.
Nuk ka asnjë vend evropian ku të gjitha bashkitë janë monokolor. Së dyti zgjedhjet elektorale të 25 prillit treguan një fitore të pastër dhe të padiskutueshme të Edi Ramës me 48% të votave kur pjesëmarrja ishte 46%, por ato u paraprinë nga një sistem korruptiv nga ana e militantëve të Partisë Socialiste që përdorën të dhënat e qeverisë për të krijuar hartën e pëlqyeshmërisë në kryeqytet. Imagjinoni një fqinjin tuaj që me një dokument exel i tregon partisë se cila është mënyra për të marrë votën e tuaj.
Nëse Shqipëria dhe shqiptarët na interesojnë vërtet, duhet të mësojmë, të shkruajmë dhe të flasim se në këtë mënyrë jetohet dhe votohet në Shqipërinë e Edi Ramës. Boll me importin e historive nga Shqipëria që na bëjnë të ndihemi rehat, por me veprime që mund të bëjmë për të ndihmuar rritjen e demokracisë shqiptare.
Rruga Press