Lajme

‘Rama mbron korrupsionin e Ballukut me vota’/ Këlliçi: 1 kg speca 400 lekë

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar sërish në lidhje me rritjen galopante të çmimeve të ushqimeve, frutave, zarzavateve dhe naftës dhe braktisjen që u ka bërë qeveria e Edi Ramës qytetarëve, duke i lënë në mëshirë të fatit dhe pa asnjë mbështetje.

‘Ndërkohë që qeveria ka nisur me daulle e fanfara turin, për punët e mëdha që ka kryer, në ato pak media të lira u shfaqën qytetarë, pensionistë në tregjet e vendit, nga Shkodra në Korçë, të cilët nuk blinin dot domate dhe speca’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Gjithashtu Këlliçi ka theksuar se ‘mijëra qytetarë ikin çdo ditë nga kufinjtë për tu furnizuar me naftë e për të blerë ushqime në Mal të Zi e në Maqedoninë e Veriut’, ndërkohë që ‘qeveria ishte duke u mburrur me integrimin, kur dihet mirë se Brukseli e ka ndaluar procesin, pas vendimit të Edi Ramës për të mbrojtur korrupsionin me vota në Kuvend’.

Lexo më shumë  Bardhi: Negociatat me BE kanë ngecur sepse Rama po mbron Ballukun

‘Reagimi, ngritja e zërit, nuk është më thjesht një e drejtë. Eshtë një detyrim, një thirrje për vendin. Në 17 prill, takohemi sërish në sheshin e protestës’, shkruan Këlliçi.

Postimi i plotë:

Ndërkohë që qeveria ka nisur me daulle e fanfara turin, për punët e mëdha që ka kryer, në ato pak media të lira u shfaqën qytetarë, pensionistë në tregjet e vendit, nga Shkodra në Korçë, të cilët nuk blinin dot domate dhe speca.

Një kg domate 380 lekë, një kg speca, 400 lekë.

Një zonjë u shpreh se merr vetëm kastraveca, qumësht dhe kos. Kaq mund të përballojë me pensionin e saj.

Mijëra ikin çdo ditë nga kufinjtë për tu furnizuar me naftë e për të blerë ushqime në Mal të Zi e në Maqedoninë e Veriut. Pra ja vlen dhe kostoja e udhëtimit, madje dhe lodhja.

Dikush nga jashtë që sheh këto pamje e dëgjon këto dëshmi, mund të mendojë: A ka qeveri ky vend, nëse ka, a ka marrë masa?!

Qeveria ishte duke u mburrur me integrimin, kur dihet mirë se Brukseli e ka ndaluar procesin, pas vendimit të Edi Ramës për të mbrojtur korrupsionin me vota në Kuvend.

Qeveria ishte duke mbushur ekranet me punët për Shqipërinë… punë imagjinare!

Edhe sa do ta durojnë qytetarët këtë padrejtësi e tallje?

Reagimi, ngritja e zërit, nuk është më thjesht një e drejtë.

Eshtë një detyrim, një thirrje për vendin.

Në 17 prill, takohemi sërish në sheshin e protestës .

Rruga Press

YouTube player