Lajme

Rama “i tërbuar” nga investigimi i medias italiane, shfryn në telefon ndaj drejtorit të Rai-t

Në publik, kryeministri i Shqipërisë ka heshtur për emisionin Report të transmetuar në Raitre. Qëllimi, kuptohet se është që të shuhet sa më parë zhurma për mosmarrëveshjet mes tij dhe Melonit për çeshtjen e refugjatëve afrikanë në Gjadër, por edhe të fashitet ajo panoramë që përshkruanin gazetarët italianë për kapjen e shtetit shqiptar nga mafia. Kjo e fundit duhet t’i ketë “djegur” më shumë Ramës, pasi gris imazhin e liderit modern të Ballkanit, që ai e ka ndërtuar me aq mund sidomos në Itali, duke dërguar infermierë në pandemi apo duke marrë refugjatë afrikanë nëpërmjet fabulës së një borxhi për t’u shlyer.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Pikërisht për këto duket se e ka shkarkuar të gjithë mllefin tek një nga drejtorët e Rai-t, Paolo Corsini, nje nga “yesmenët” e medias italiane e përshkruan Repubblica në një shkrim të sotëm. Ndërsa i duhet të durojë ankesat e gazetarëve të tij, ditën e djeshme, të martën i është dashur të dëgjojë edhe një Edi Rama “të tërbuar” nga emisioni Report.

Investigimi i gazetarit Giorgio Molotta në fakt kishte lidhur të gjitha faktet që në televizionet shqiptare transmetohen të censuruara, ose si skandale që i mbivendosen njëri-tjetrit. Por që kur i shihje të gjitha bashkë, që nga ish-ministri i brendshëm i arrestuar për lidhjet me trafikantët e drogës, sekretarin e qeverisë të lidhur me bosët e drogës, gjeneralë italianë të korruptuar nga dhuratat e krimit, ish-policë në azil për shkak të fuqizimit të narko-trafikantëve dhe familjarë të kryeministrit të përfolur për lidhjet me bandat e drogës, atëhere nuk duhej shumë për t’u kuptuar se shteti shqiptar menaxhohet sot nga një organizatë kriminale.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Rruga Press

YouTube player