ArgumentKryesore

Rama i qan hallin Vuçiqit: Ju lutem mirkuptojeni

Në një intervistë të dhënë për Politico.eu në lidhje me integrimin evropian dhe hapjen e negociatave, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shprehet shumë pesimist për të ardhmen evropianë të Shqipërisë dhe rajonit, këtë duke fajësuar herë Bullgarinë e herë vetë BE-në.

Ndër të tjera Rama jep mbështetje edhe për idenë e Macronit për krijimin e një konglomerati politiko-ekonomik paralel me BE-në, si alternativa e vetme për të mos integruar 6 vendet e Ballkanit. Ramës i shkon për shtat kjo ide, sepse është e njëjta platformë si Ballkani i Hapur që ideoi Beogradi, sipas Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Ideja e Macronit u shkërrmoq akoma pa nisur, nga vizita e Kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në Ballkan këtë javë, ku kushtëzoi për herë të parë Serbinë me njohje reciproke me Kosovën dhe e vendosi këtë parim si kushtin përfundimtar për integrim. Këtë gjë nuk e kishtë bërë më parë Macroni, i cili pëlqen që Ballkanin ta mbajë jashtë BE-së.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

E gjithë kjo situatë solli një presion të shtuar tek Serbia, e cila është në pozitë të dobët diplomatike, duke mos i vendosur sanksione Rusisë, duke nënshkruar marrëveshje të re 3-vjeçare për gazin rus mu në mes të luftës në Ukrainë dhe e vetmja rrugë shpëtimi që sheh Vuçiqi është iniciativa e Ballkanit të Hapur, që i krijon mundësinë të duket bashkpunues, gjithë dukë mos dalë kundër Rusisë dhe duke mos njohur Kosovën.

Rama, përveçse i ndërton Vuçiqit infrastrukturën politiko-ekonomike për zhvillim larg presionit evropian, ai gjithashtu po bën dhe kurimin e imazhit të Vuçiqit. Të gjithë e dimë që Vuçiqi ishte ministër i kasapit të Ballkanit, Millosheviçit, e është mohues i gjenocidit serb në Bosnjë e në Kosovë.

Gjatë intervistës në Politico.eu Rama kërkoi mirëkuptim ndaj Serbisë.

Ai tha se beson se Serbia duhej të vendoste sanksione me kalimin e kohës, por tha se është kundër nxitjes së Beogradit, i cili është shumë i varur nga Moska për furnizimet me energji, a thua se kjo pa dëshirën e vetë Beogradit.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

“Duhet të kuptoni se Serbia është në një pozicion shumë të ndryshëm nga shumë të tjerë, për shkak të historisë së saj, për shkak të lidhjeve të veçanta me Rusinë. T’u kërkosh që ta bëjnë tani, dhe në të gjithë diapazonin, është praktikisht e pamundur… Është vetëvrasëse për ekonominë e tyre. Ushtrimi i tepërt i presionit perëndimor mbi Serbinë mund të jetë i dëmshëm për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor”, paralajmëroi Rama. “Mendoj se Serbia është në rrugën e duhur. Sigurisht, jo me shpejtësinë që mund të na pëlqejë apo mund të dëshirojmë. Por, më besoni, skenarët e tjerë janë vërtet shumë të këqij për të gjithë dhe, veçanërisht, për këtë rajon”.

Me siguri, një nga skenarët e këqijn po e jetojmë me Ramën kryeministër të Shqipërisë e Ballkanin e Hapur si projekt për të ardhmen.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *