Rama e inaguroi me mburrje pas 14 vitesh punime, shembet rruga në aksin Qukës-Qafë Plloçë
Rruga e re kombëtare Qukës–Qafë Plloçë, e inauguruar me mburrje nga kryeministri Rama më (5 shtator 2025) pas 14 vitesh pritjeje dhe punimesh, po tregon tashmë dobësitë e saj infrastrukturore.
Vetëm pak javë pas hapjes, aksi po përballet me probleme serioze si pasojë e reshjeve të shiut që kanë përfshirë juglindjen e vendit.
Sot, një pjesë e masivit shkëmbor ka pësuar rrëshqitje, duke bllokuar një nga tre korsitë e rrugës.
Rrëshqitjet e dheut vazhdojnë edhe në këto momente, ndërsa drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit.
Ky incident ngre përgjigje të qarta për cilësinë dhe menaxhimin e investimeve në infrastrukturën kombëtare.
Rrugët e reja që ‘premtuan’ të përmirësonin qarkullimin dhe sigurinë e qytetarëve duket se vetëm pak javë pas inaugurimit, nuk arrijnë të përballojnë kushtet elementare të motit.
Situata në aksin Qukës–Qafë Plloçë shërben si një paralajmërim i fortë për qytetarët dhe si një reflektim i nevojës për transparencë dhe kontroll më rigoroz mbi projektet publike që premtuan “revolucionin e rrugëve”, por që po rezultojnë problematike që në fillim.
Rruga Press

