KryesoreOpinion/Aktualitet

Rama e Berisha në garë për të harruar Çamërinë

Shkruan Alket Veliu

Pas intervistës të kryeministrit për mediat greke nxitoi te jepte një të tillë edhe lideri i opozitës për të shprehur qëndrimin e tij për marrëdheniet shqiptaro-greke. I pyetur se: Cilat do të jenë hapat e parë që do të ndërmarë për të forcuar lidhjet midis Greqisë dhe Shqipërisë, Berisha tregon se ka vetëm dy prioritete: 1. Marrëveshja e detit duhet të mbyllet sa me shpejt 2. Drejtësi për Belerin. Të dy prioritetet e Berishës janë sfidë ndaj drejtësisë shqiptare, për detin është shprehur gjykata kushtetuese si marrëveshje antiligjore dhe antikombëtare e firmosur nga qeveria drejtuar prej tij dhe për Belerin drejtësia vendosi të dënohej për blerje votash.

Ajo që bie në sy është fakti si mund të jenë prioritet i tij në marrëdheniet me fqinjin jugor vetëm shqetësimet e fqinjëve për të cilën ata janë investuar kaq shumë politikisht, ndërkohë asnjë shqetësim i yni shtetëror dhe kombëtar nuk përbën prioritet për Berishën. Në këtë intervistë Berisha konfirmoi se është në një linjë me Ramën për çështjen çame, për të dy çështja çame është inekzistente dhe nuk është pjesë e agjendës së tyre politike. Intervistat e Ramës dhe Berishës në mediat greke në prag të fushatës elektorale duken si një garë për ti treguar zyrtarëve grek se kush është më i zellshëm të harroj Çamërinë.

Lexo më shumë  Zelensky publikon video nga sulmet e fundit ruse: Ata që duan negociata paqeje nuk i godasin njerëzit me raketa

Sa herë kemi zgjedhje parlamentare shihet një interes i shtuar i fqinjve jo thjesht për të kuptuar por edhe për të ushtruar presion mbi politikën shqiptare sesi do të veprohet për çështjet me rëndësi për palën greke. Ajo që bie në sy është se humbjen e besimit te elektorati shqiptar dhe etjen për pushtet lideret politik shqiptar e kërkojnë gjetkë duke u sjellë si autoritar ndaj popullit të vet dhe duke u lëpirë fqinjve madje duke iu dhuruar edhe interesa kombëtare. Por ndërsa drejtësia po i tmerron për aferat me krimin dhe korrupsionin që po zbulohen çdo ditë, aferat antikombëtare me fqinjtë janë zullume të pakorrigjueshme. Çështja çame kurrë nuk mund të jetë dhe nuk do të tolerohet të trajtohet si “plaçkë” shkëmbimi interesash personale pushteti. Çdo qasje e tillë ndaj çështjes çame përbën tradhëti kombëtare, të cilës drejtësia, historia dhe votuesi do ti japin vendin që meritojnë.

Lexo më shumë  Si ta bëjmë Evropën më të sigurt? Këtu janë pesë hapat që duhet të ndërmarrim tani
YouTube player