Lajme

Rama: Do flasim me autoritetet në Serbi për të dërguar abetaren e unifikuar

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ka mbaruar faza e parë e punës së grupit të përbashkët midis Shqipërisë dhe Kosovës, për abetaren e unifikuar.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Rama u shpreh se tanimë ka filluar puna për fazën e dytë të zbatimit.

“Këtu është vendi i duhur për ta thënë se ka përfunduar faza e parë e punës së grupit të përbashkët për abetaren e unifikuar. Kemi fituesin. Puna për fazën e dytë të zbatimit vazhdon dhe jam shumë i lumtur që do të kemi mundësi së bashku me Albinin që të dorëzojmë abetaret e unifikuara”, deklaroi kreu i qeverisë.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Rama theksoi se ka folur me përfaqësuesit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç për t’u dhënë këtë abetare fëmijëve shqiptarë të këtyre zonave.

Ai nënvizoi se qeveria do të flasë edhe me autoritetet në Serbi.

“Ne kemi folur edhe me përfaqësuesit e popullsisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, kryeministrin e Malit të Zi dhe do të flasim edhe me autoritetet në Serbi që kjo abetare e unifikuar të shkojë te të gjitha familjet shqiptare, te fëmijët shqiptarë” tha Rama.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Ndër të tjera, Rama shtoi se abetarja e unifikuar do t’u dërgohet edhe fëmijëve shqiptarë në diasporë.

Me financimin e dy qeverive, do të nisë edhe puna për enciklopedinë shqiptare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *