Rama dhe Olta Xhaçka i bëjnë thirrje Putinit të tërhiqet nga Ukraina
Si pjesë e NATO-s, edhe Shqipëria po bën pjesën e saj sa i përket thirrjeve ndaj Rusisë për tu tërhequr nga agresioni në Ukrainë.
Edi Rama dhe Olta Xhaçka ndodhen në SHBA për takimin e Këshillit të Sigurisë në OKB. Në një reagim të ministrisë së Jashtme të Shqipërisë në Twitter, i bëhet thirrje Rusisë që të ulë tensionet dhe të zgjidhë situatën në mënyrë diplomatike.
“Në këtë situatë të vështirë dëshirojmë të rikonfirmojmë edhe një herë mbështetjen e #Shqipërisë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të #Ukrainës. Ne ripërtërijmë thirrjen tonë për #Rusinë që të ulë tensionet dhe të zgjidhë situatën në mënyrë diplomatike”, shkruan Ministria e Jashtme e Shqipërisë.
Reagimi i sotëm është i dyti pas atij, ku u bëhej thirrje qytetarëve shqiptarë që të largohen nga Ukraina, pasi sinjalizimet për një luftë të afërt janë shumë të forta.
Rruga Press