Rama cakton çmimin e naftës me oligarkët e tij, ulet me vetëm 6 lekë/litri
Qeveria ka mbledhur sot Bordin e Menaxhimit dhe ka vendosur sot që çmimi i naftës dhe benzinës të jetë 217 lekë/ litri gjatë këtyre 24 orëve, ndërsa gazi 93 lekë/ litri.
Pra, ulja e çmimit ka qenë vetëm 6 lekë/litri. Në përbërje të bordit janë përfaqësues të qeverisë dhe kompanive kryesore të naftës në vend, të cilët abuzuan me çmimin duke e cuar litrin deri në 270 lekë.
Shpjegimi i importuesve ka qenë se çmimi u rrit për shkak të shtrenjtimit në bursë, duke bërë që edhe në Shqipëri një litër naftë të kërcente në pak ditë nga 195 lekë/ litri në 265 lekë/ litri.
Ndërkohë për të katërtën ditë me radhë qytetarët kanë vijuar protestën e tyre në bulevard.
Rruga Press