KryesoreLajme

Rama bën zv.ministre arsimi një violiniste që firmosi shembjen e Teatrit Kombëtar

Shërbëtorët e bindur e të nënshtruar të Edi Ramës gjithmonë shpërblehen. Kushdo që i ka vënë fytyrën apo firmën punëve të pista të shefit të Rilindjes, ka marrë diçka prej pushtetit të tij. Kjo është një trajektore që ne kemi parë prej kohës kur ai ishte në bashki dhe deri më sot kur drejton Shqipërinë prej 13 vitesh.

Siç mëson Lapsi.al, në mbledhjen e sotme të qeverisë, Herida Duro është emëruar zëvendësministre e Arsimit. Një violiniste me profesion që do të bëjë e implementojë politika në fushën e arsimit.

Diçka që bën pak sens, por oborri i pushtetit të Ramës ka parë plot çudi të tilla. Është gati normalitet katapultimi i njerëzve në këtë formë. Por arsye thelbësore e emërimit të saj në postin e zëvendësministres, me siguri është kontributi që Herida Duro ka dhënë në shembjen e Tetarit Kombëtar.

Lexo më shumë  Sarajeva i bashkohet procedurës penale në Milano për “turistët snajperistë” të luftës

Asokohe ajo ka qenë drejtoreshë në Ministrinë e Kulturës dhe pjesë e grupit të punës që bënë vlerësimin e Teatrit Kombëtar, nëse duhej shembur apo jo. (Shiko shkresen me poshte) 

Sigurisht që miratuan shembjen bashkë me të tjerë që u shpërblyen më pas me pozita të tjera. Mes tyre edhe Sofjan Jaupaj, i cili u emërua Ministër Mjedisi, Ledio Lako që u emërua drjetor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit e me radhë.

Pasi Mirela Kumbaro mori drejtimin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, violinistja Herida Duro u emërua drejtoreshë e Turizmit, post që e mbante deri më sot kur me vendim qeverie u bë zëvendësministre e Arsimit.

Lexo më shumë  Bordi i Paqes, flet Kurti: Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe kudo që të ketë nevojë

Duket se i vetmi i humbur nga shembja e Tetarit Kombëtar është pikërisht Erion Veliaj, i cili pavarësisht zellit për t’i shërbyer Ramës dhe pabesisë me të cilën e shembi teatrin natën, tani është prapa hekurave e nuk dihet për sa kohë akoma.

Natyrisht nuk është në burg për teatrin, por nëse nuk vijon t’i bindet Ramës edhe në qeli ku është aktualisht, shefi i Rilindjes e ka gati në SPAK dosjen ndaj Veliajt edhe për këtë punë tjetër të pistë që ai bëri kur ishte kryetar bashkie.

Rruga Press

YouTube player