KryesoreLajme

Rakiq nuk u paraqit as pas ftesës së dytë për intervistim nga Prokuroria Speciale

Ish-lideri i Listës Serbe, Goran Rakiq, i ftuar nga Prokuroria Speciale për intervistim, nuk është paraqitur më 18 qershor.

Në një përgjigje për Telegrafin, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, tha se kjo është hera e dytë që Rakiq është ftuar për intervistim.

Sipas saj, herën e parë Rakiq kishte justifikuar mungesën përmes një raporti mjekësor, duke deklaruar probleme shëndetësore.

Lexo më shumë  Konjufca: Askush nuk mund të na përçajë për luftën tonë çlirimtare

“Lidhur me rastin për të cilin keni adresuar pyetje, ju njoftojmë se Goran Rakic kur është ftuar herën e parë e ka njoftuar Prokurorinë Speciale, përmes një raporti mjekësor se ka probleme shëndetësore dhe nuk mund të paraqitet për intervistim”, tha Luta.

Ajo shtoi se Prokuroria Speciale e ka ftuar sërish Rakiqin më 18 qershor, mirëpo ai ende nuk ka paraqitur ndonjë arsyetim për mungesën.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës gjen armatim e pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq

“Prokuroria Speciale shumë shpejt do ta caktoj seancën e radhës për intervistim”, ka thënë ndër të tjera Luta për mediat në Kosovë.

YouTube player