Raketa e “pandalshme” e Putinit shpërthen pa u lansuar, Satan 2 bën shkrumb e hi qendrën e testimit – imazhet satelitore tregojnë gjithçka
Vladimir Putinin assesi nuk po i shkojnë punët sipas planeve të parashikuara, për faktin se raketa e tij e “pandalshme” Satan-2 shpërtheu, duke e bërë shkrumb e hi vendin e testimit të armës hipersonike.
Imazhet satelitore shfaqin shkatërrimin e shkaktuar nga shpërthimi në qendrën e testimit Plesetsk në veri të Rusisë, që pjesërisht dëmtoi edhe ndërtesën e qendrës kërkimore që gjendej pranë hapësirës ku lëshohen raketat – duke nxitur dyshime se mund të ketë edhe shkencëtarë të shumtë rusë që e kanë pësuar nga shpërthimi i raketës.

Një krater gjigant 200 metra i gjerë dhe tokë e djegur mund të shihen në vendin nga ku është dashur të bëhet lansimi i Satan-2.

Ekspertët thonë se programi i testimit të raketës i njohur ndryshe si RS-28 Sarmat, mund të shtyhet për vite apo mund thjesht të anulohet pas një seri të dështimeve për ta lansuar.

Analisti i OSINT, MeNMyRC tha se provat tregojnë se qendra e testimit të raketës ishte evakuuar para se të ndodhte shpërthimi.

Rruga Press