Lajme

Ragmi Mustafi emërohet këshilltar i Bislimit

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës është emëruar këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Këtë e ka konfirmuar Mustafi vetë.

Mustafi të mërkurën ka postuar në Facebook një fotografi me kryeministrin Albin Kurti, ku e ka quajtur lajm të mrekullueshëm atë që Qeveria e Kosovës ka ndarë 254 mijë e 562 euro për pajisje me tekste shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë që vijojnë mësimin në shkollat fillore në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Lexo më shumë  Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të parave

“Bashkëpunimi për trajtimin falas të teksteve mësimore për herë të tretë është një hap i madh drejt arsimimit të qëndrueshëm. Kjo do të ndihmojë nxënësit dhe familjet e tyre në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Trasuam rrugë bashkëpunimi, frytet e të cilave vazhdojnë për shqiptarët e Luginës. Krenohemi për angazhimin dhe ndihmën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në Luginë”, ka shkruar Mustafi.

Lexo më shumë  Dhuna mes të miturve, alarmante! Vetëm në Tiranë 110 raste të denoncuara në 2025

Rruga Press

YouTube player