KryesoreLajme

Ragmi Mustafa thotë se është dënuar nga Serbia për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, ka njoftuar se është dënuar për herë të pestë nga Prokuroria e Serbisë për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar.

Mustafi e ka quajtur këtë veprim një përndjekje të hapur dhe të vazhdueshme ndaj simbolit kombëtar shqiptar, duke e konsideruar si një akt diskriminues dhe përpjekje për frikësim politik ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Lexo më shumë  Nagavci: Kundërkushtetuese shpërndarja e Kuvendit, do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese

“Sot, pas më shumë se dy vitesh nga përfundimi i mandatit si Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, u dënova sërish për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar. Ky është një absurd dhe përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar, që synon të frikësojë dhe censurojë ata që shprehin identitetin e tyre kombëtar”, ka deklaruar Mustafi.

Ai theksoi se ky veprim nuk ka të bëjë vetëm me flamurin, por me të drejtën e shqiptarëve për të shprehur lirshëm identitetin e tyre dhe për të ekzistuar si të tillë. Sipas Mustafit, ndjekjet kundër flamurit shqiptar janë pjesë e një fushate të vazhdueshme për të dobësuar të drejtat dhe dinjitetin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Lexo më shumë  Qorrolli: Osmani ka kryer një nga aktet më të rënda të shkeljes kushtetuese në gjithë historinë kushtetuese të Republikës së Kosovës!

“Lufta jonë për të drejtat tona vazhdon, pavarësisht pengesave apo presioneve që na bëhen,” ka shtuar ai, duke shprehur përkushtimin e tij për të vazhduar mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, pavarësisht ndëshkimeve që mund të përballen.

Rruga Press

YouTube player