Lajme

Radoiçiqi blen prona të reja në pjesën elitare të Beogradit, sipas BIRN-it

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, ka blerë pasuri të re të paluajtshme në një lokacion prestigjioz në Beograd, shkruan Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN).

Prokuroria e Lartë Publike në kryeqytetin serb e akuzon Radoiçiqin për disa vepra penale në lidhje me sulmin kundër Policisë së Kosovës në fshatit Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023, ku u vra një rreshter policor dhe tre sulmues serbë.

Radoiçiqi e mori publikisht përgjegjësinë për atë sulm dhe pranoi se ai ishte organizatori dhe udhëheqësi i grupit të armatosur.

Nikolla Petroviq, kumbara i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, si dhe bashkëshortja e kumbarës së Radoiçiqit dhe partneri i tij në biznes, Zvonko Veselinoviq, blenë patundshmëri në lagjen e tij Dedinja, e cila është një nga lagjet më të shtrenjta të Beogradit.

Lexo më shumë  Valtonen: Finlanda dhe Kosova kanë një lidhje të fortë, mbështesim integrimin euroatlantik të Kosovës

Sipas BIRN, emëruesi i përbashkët për të gjitha këto prona është Davor Macura, pronari i Alta Bank, i cili përmendet në media si një biznesmen i afërt me regjimin e Partisë Progresive Serbe.

Pronat në pronësi të Millan Radoiçiqit, sipas këtij portali hulumtues, ndodhen ndërmjet bulevardit “Princi Aleksandar Karagjorgjeviq” në njërën anë dhe rrugës “Užička” në anën tjetër.

Parcelat, të cilat ndodhen pranë njëra-tjetrës, kanë një sipërfaqe totale prej më shumë se 12.000 metra katrorë.

Lexo më shumë  Sveçla njofton se janë rihapur për qarkullim pikat kufitare në Merdar dhe Bërnjak

BIRN zbulon se në dy parcela toke në bulevardin “Princi Aleksandar Karagjorgjeviq”, njëra prej të cilave i përket Radoiçiqit dhe gruas së tij, dhe tjetra Ljiljana Bozhoviqit, gruas së Zvonk Veselinoviçit, po ndërtohen ndërtesa, të cilat i kalojnë 1.500 metra katrorë.

Më tej BIRN zbulon se investitor në ndërtimin e objektit të Radoiçiqit është kompania “Danica Park” nga Beogradi. Deri më 21 maj të këtij viti, kjo kompani ishte investitore e objektit që po ndërtohet në parcelën e gruas së Veselinoviqit, kur ajo u bë investitore, sipas dokumenteve zyrtare.

Vlera totale e parashikuar e punimeve në të dyja godinat është rreth 5.6 milionë euro.

Rruga Press

YouTube player