Radar për zhurmën/ Pajisja identifikon dhe gjobit automjetet që shkaktojnë ndotje akustike
Kryeqyteti francez, Parisi ka inauguruar radarin e parë të zhurmës, si pjesë e një plani për të gjobitur motoçikletat dhe automjetet e tjera me qëllim “qetësimin e qytetit” më të zhurmshëm të Evropës.
Në një shtyllë llambash në pjesën lindore, qyteti instaloi një radar që mund të matë nivelin e zhurmës së automjeteve në lëvizje dhe të identifikojë targat e tij. Sistemi i ri do të funksionojë si një radar shpejtësie, me gjoba të automatizuara.
“Zhurma e tepërt i bën njerëzit të sëmuren. Për shëndetin dhe cilësinë e jetës sonë…qëllimi i këtij radari të parë është të lëshojë automatikisht gjoba për automjetet që bëjnë shumë zhurmë,” David Belliard, zëvendës përgjegjës për transportin.
Për muajt e ardhshëm, qyteti do të testojë nëse radari mund të identifikojë targat e automjeteve të zhurmshme. Duke filluar nga pranvera, pas tre muajsh do të vendosen gjobat e para automatike dhe verën e ardhshme, pra në verën e vitit 2023, do të bëhet vlerësimi i të gjithë eksperimentit.
“Të gjitha automjetet që tejkalojnë një kufi të caktuar zhurme, të emetimit të zërit, duhet të shqetësohen nga gjobat. Është pak si kamera shpejtësie, fotografojmë automatikisht targën nëse një prag zhurme tejkalohet nga çdo lloj automjeti”, tha Dan Lert, nënkryetar i Bashkisë së Parisit.
Një studim i vitit 2021 i bazuar në të dhënat e Agjencisë Evropiane të Mjedisit tregoi se Parisi ishte një nga qytetet më të zhurmshme të Evropës, me mbi 5.5 milionë njerëz të ekspozuar ndaj zhurmës së trafikut me 55 decibel mbi normën.
Rruga Press