Qyteti i Irpinit i shkretuar
Shkatërrimi i plotë i qytetit Irpin në Ukrainë shihet qartë në një video të publikuar nga CNN, e cila është marrë nga një OJQ ukrainase.
CNN ka gjetur dhe verifikuar autenticitetin e videos së realizuar nga “Ukrainian Witness Project”, e cila tregon luftën në Ukrainë. Kjo është një nga videot e para në javë nga pjesa lindore e Irpin, pasi luftimet intensive atje e bënë të pamundur hyrjen në mënyrë të sigurt.
Kjo vjen pasi forcat ukrainase dëbuan trupat ruse nga qyteti në periferitë veriperëndimore të Kievit në 36 orët e fundit.
Videoja, e filmuar të martën, tregon periferinë e pyllëzuar të ngjashme me një djerrinë apokaliptike.
Era nëpër pemët e mbetura dhe zhurma e llamarinës kundër metalit është e vetmja gjë që dëgjohet në video, me përjashtim të bumit të shurdhër të një sulmi ushtarak në distancë.
Videoja tregon se ndërsa të shtënat me armë zjarri, bombat dhe lufta mund ta kenë lënë tani për tani Irpinin, kështu ka mbetur edhe pjesa më e madhe e jetës në qytet.
Përveç mbeturinave dhe shkatërrimit të ndërtesave, trupat e civilëve janë e vetmja gjë në rrugë.
Një individ me një xhaketë lëkure shihet me fytyrë poshtë në tokë. Një tjetër viktimë tregohet në shpinë në sediljen e pasme të një makine të goditur nga plumbat.
Në video janë të paktën pesë trupa. Është e paqartë se si dhe kur kanë vdekur.
Videoja tregon se ata mbeten aty të vdekur në rrugë, në heshtje, mes ndërtesave të djegura dhe pemëve të copëtuara.
Të hënën, kryebashkiaku i Irpinit tha se trupat ukainase kanë rimarrë zonën nga forcat ruse.
Rusia pretendon se do të zvogëlojë aktivitetin ushtarak pranë Kievit, por CNN raporton se nuk ka parë ende asnjë shenjë që kjo po ndodh, ndërsa sulmet ushtarake vazhduan të martën në mbrëmje rreth kryeqytetit ukrainas.
Rruga Press