Kuriozitete

Qytetet më të bukura në botë sipas numrave të Fibonaçit

Fansat e ‘Kodit të Da Vinçit’ të Dan Brown mund ta kujtojnë kur protagonisti i filmit, Prof. Langton shpjegon se si matematika dhe arti takohen nëpërmjet ‘raportit të artë’.

Raporti i artë është një ‘masë hyjnore’ e bukurisë – që matematicienët, shkencëtarët dhe artistët e kanë studiuar me kureshtje që nga lashtësia.

Për ata që nuk e kanë lexuar trilerin psikologjik, është pikërisht numri 1.618, i cili është nxjerrë nga sekuenca e famshme Fibonaçit.

Në këtë sekuencë çdo numër është shuma e dy të mëparshmeve, pra është 0, 1, 1, 2, 3, 5, 8, 13, 21, 34. Nëse merrni dy numra të njëpasnjëshëm, raporti i tyre është shumë afër 1.618.

Kjo nuk është aq mbresëlënëse në vetvete.

Derisa të kuptoni se ky raport është çelësi për gjithçka, nga kodimi i të dhënave kompjuterike, te numrat e spiraleve në kokën e lulediellit, gjymtyrët tona dhe vetë arsyeja pse Mona Lisa është kaq e këndshme për syrin.

Disa kanë argumentuar se për shkak se sekuenca duket se rritet në një mënyrë ‘organike’, raporti i artë mund të luajë një rol edhe në natyrë.

Raporti 1.618 tashmë është gjetur edhe në të gjithë trupin e njeriut.

Zakonisht shënon proporcionin e dorës tuaj me parakrahun tuaj, si dhe distancën midis tre nyjeve tuaja në secilin gisht.

Numrat spirale në një luledielli gjithmonë do të arrijnë një numër Fibonaçi, ndërsa pjesëtimi i atyre që tregojnë djathtas dhe majtas do t’ju japë dy numra të njëpasnjëshëm Fibonaçi të lidhur me raportin 1.68. Këto modele spirale gjenden edhe te ananasi, lulelakra dhe kone pishe.

Sipas shkencës, qyteti më i bukur në botë është Chester.

Një studim ka zbuluar se qyteti i katedraleve, në veriperëndim të Anglisë, ka përqindjen më të lartë të ndërtesave – 83.7 % – që përputhen me ‘raportin e artë’.

Duke përdorur këtë raport si një udhëzues, studiuesit hartuan një renditje të qyteteve më tërheqëse në planet, me Venecian që vjen e dyta.

Ajo ka një ‘rezultat të bukurisë’ prej 83.3 %.

Në vendin e tretë, ishte Londra (83 %). Vendin e katërt e zë Belfasti (82.9 %), ndërsa Roma zbret në vendin e pestë me 82 %.

20 QYTETET MË TË BUKUR NË BOTË – SIPAS SHKENCËS

  1. Chester, MB – 83.7 përqind përafrim me raportin e artë
  2. Venecia, Itali – 83.3%
  3. Londër, MB – 83%
  4. Belfast, MB – 82.9%
  5. Romë, Itali – 82%
  6. Barcelona, ​​Spanjë – 81.9%
  7. Liverpool, MB – 81%
  8. Durham, MB – 80,5%
  9. Bristol, MB – 80%
  10. Oksford, MB – 79.7%
  11. Birmingham, MB – 79.4%
  12. 12 Edinburg, MB – 78.9%
  13. Pragë, Republika Çeke – 78.7%
  14. Exeter, MB – 78.5%
  15. Bath, MB – 78.2%
  16. Canterbury, MB – 77.8%
  17. Nju Jork, SHBA – 77.7%
  18. Worcester, MB – 77.6%
  19. Athinë, Greqi – 77.5%
  20. Kembrixh, MB – 76.1%

 Burimi: Online Mortgage Advisor

Për të arritur në këto përfundime, studiuesit skanuan foto të qindra rrugëve dhe më shumë se 2,400 ndërtesave historike në Google Street View.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *