KryesoreLajme

Qytetari në Krujë: Ujin nuk do e blejmë për t’u larë, do zëmë morra e pleshta

Uji në Krujë ka disa ditë që mungon pasi ujësjellësi i zonës ka pikasur se përmban amoniak. Kjo besohet se është dhe arsyeja e helmimit të më shumë se 500 qytetarëve mirëpo fjala e fundit do të thuhet nga ekspertiza ligjore.

Një prej banorëve është shprehur për ‘Reporttv’ se shkoi në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi kishte dhimbje barku. Ai shton se mungesa e ujit është shumë problem e se do e blejnë jo për tu larë por për ta pirë.

“Erdha në spital sepse kisha dhimbje barku, dhimbje koke. Mungesa e ujit shumë problem. Qeveria duhej të na kishte sjellë ujë me bote që të hënën. Për të pirë po e blemë ujin, për t’u larë hiç. Do zëmë morra e pleshta. Pleshta mirë se nuk të bëjnë gjë, por morrat”.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *