Lajme

Qytetari ankohet: S’ka ujë!/ Rama jashtë realitetit

Ata që ankohen se nuk kanë ujë, sipas Edi Ramës nuk kanë sy.

Nuk kanë sy të shohin turistët që po derdhen drejt Shqipërisë, të shohin vlerësimet e SIGMES për prokurimet, të shohin raportet e Bashkimit Europian, të shohin se në Shqipëri vijnë edhe japonezë etj etj.

Kjo është përgjigjia që Edi Rama ia dha një komentuesi, i cili shkruajti në rrjetet sociale se “nuk ka ujë të pijshëm, njerëzit janë akoma me bidona me karroca si në Somali”.

Lexo më shumë  Çmimet e larta/ Thirrje qytetarëve në Shqipëri të bojkotojnë për 5 ditë supermarketet

E menjëhershme ka qenë përgjigja e kreut të qeverisë shqiptare. Ai i tha komentuesit se Shqipëria është vlerësuar nga organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare, është kthyer në një atraksion turistik dhe se në vendin tonë NATO do të bëjë SAMIT. Rama i thotë komentuesit që të mos shohë gjërat me gjyzlykët e “bretkosave të kënetës”. Shikojeni videon poshtë dhe gjykoni vetë kush është jashtë realitetit; qytetari që ankohet se nuk ka ujë, apo kryeministri që masturbohet me sukseset e qeverisë së tij në rrjetet sociale.

Lexo më shumë  Cédric Wermuth - Bashkëpresidenti i Partisë Socialdemokrate në Zvicër, mbështetë VETËVENDOSJE!-n dhe Albin Kurtin si Kryeministër të Republikës së Kosovës

Rruga Press

YouTube player