Qytetarët vijojnë reagimin, pas protestës para kryeministrisë nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit, ja thirrja e tyre
Protestuesit nuk e kanë ndalur reagimin e tyre. Të shumtë në numër ata kanë nisur marshimin drejt Bashkisë së Tiranës.
Protestuesit po bëjnë thirrje qytetarëve që të bashkohen më të shumtë në numër në këtë manifestim të tyre.
Ata kërkojnë që qytetarët të bashkohen sërish në orën 17:00 përpara kryeministrisë, ndërsa të shtunën, ashtu sikurse edhe javën që sapo lamë pas, në orën 11:00 të zhvillohet një marshim mbarëkombëtar. Kujtojmë që në protestën e kësaj të hëne, qytetarët zbuluan tri kërkesat për kryeministrin Edi Rama.
E para kishte të bënte me heqjen e taksës së qarkullimit mbi naftën, e dyta të pezullohet përkohësisht akciza mbi hidrokarburet dhe e treta të rishikohet minimumi jetik. Qytetarët thanë se afati për plotësimin e këtyre pikave është 18 marsi, ndërsa shtuan se në të kundërt, do të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Rruga Press