Lajme

Qytetarët prej dy ditësh në pritje, Autoriteti Portual i Durrësit: Sot s’ka nisje drejt Ankonës deri në njoftim të dytë

Autoriteti Portual i Durrësit ka publikuar një njoftim për pasagjerët që kanë rezervuar udhëtimin sot drejt Italisë.

Në njoftim thuhet se sot nuk do të ketë nisje nga Porti i Durrësit drejt Ankonës, deri në një njoftim të dytë.

Gjithashtu në njoftim shpjegohen të gjitha rregullat dhe masat që duhet të marrin pasagjerët për të udhëtuar.

Njoftimi i Autoritetit Portual të Durrësit:

NJOFTIM PËR PASAGJERËT QË KANË REZERVUAR UDHËTIMIN SOT DREJT ITALISË, DT.26.08.2021
Në kushtet e mungesës së një trageti të linjave GNV dhe Adria Ferries, për shkak të defektit të pësuar në Itali, informojmë udhëtarët që kanë rezervuar lundrimet drejt Italisë se:
1. Sot NUK do të ketë nisje nga Porti i Durrësit drejt Ankonës, deri në një njoftim të dytë.
2. Ndërsa tragetet e linjës Durrës-Bari do vijojnë me lundrimet normalisht në këto orare:
Trageti “Rigel III”, AGJENCIA Ventouris/Duni, ora e nisjes nga Porti i Durrësit 13.00
Trageti “AF Marina”, Agjencia Adria Ferries/GNV ora e nisjes nga Porti i Durrësit 13.00
Trageti “Rigel II”, AGJENCIA Ventouris/Duni, ora e nisjes nga Porti i Durrësit 23:59
3. Për sa i përket lundrimeve të mbrëmjes me linjat Adria Ferries dhe GNV, oraret reja të nisjes janë si vijon:
Trageti “SAGA”, Agjencia Adria Ferries, ora e nisjes nga Porti i Durrësit 23.59
Trageti “AF Claudia”, Agjencia Adria Ferries, ora e nisjes nga Porti i Durrësit 23.59
Me qëllim shmangien e radhëve apo mbingarkesës në qarkullim brenda territoritit të Portit, Check-ini për këto dy lundrime do të mundësohet sot duke nisur nga ora 13:00.
Ftojmë udhëtarët të kontaktojnë për çdo paqartësi me agjencitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimit, si dhe në linjën tonë të GJELBËR 0800 73 74 në funksion 24 h.

Lexo më shumë  Ministri Maqedonci takon familjen e dëshmorit Mizair Isma: Kosova e lirë ishte triumfi i dëshmorëve, ndërsa amaneti i tyre është shteti zhvillimor

Gjithashtu rikujtojmë udhëtarët dhe drejtuesit e automjeteve për detyrimin e tyre të respektojnë protokollet anti-Covid, distancat e sigurisë dhe mbajtjen e maskave
në ambjentet e Portit dhe në bord të anijeve.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Administrata Detare Drejtoria e Përgjithshme Detare dhe @Autoriteti Portual Durrës po marrin masa që Operatorët e Trageteve të normalizojnë kalendarin e lundrimeve drejt Italisë përfshirë mundësinë për të siguruar zëvendësim apo shtesë anijesh, duke respektuar të drejtën e pasagjerëve për rimbursim në rast anullimesh sipas legjislacionit dhe standarteve të transportit detar.

Lexo më shumë  VV-ja mban tubim në Bresanë të Sharrit: Nuk ka më komuna paralele në Sharr e në Kosovë

Për efekt të situatës dinamike në këtë sezon të ngarkuar lundrimesh, do të vijojmë të informojmë qytetarët dhe përdoruesit e Portit për çdo përditësim në orët dhe ditët në vijim.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *