Qytetarët kuksianë blejnë karburant në Kosovë: Çmimi në vendin tonë shumë i lartë
Rritja e çmimit të karburantit ka detyruar qytetarët kuksianë që të udhëtojnë drejt Kosovës për të blerë naftë.
Me dhjetra qytetarë çdo ditë udhëtojnë drejt shtetit fqinj për tu furnizuar me karburant pasi çmimi në vendin tonë është i papërballueshëm.
Qytetarët kuksianë shprehen se karburanti në vendin tonë është jo cilësor dhe ka një çmim shumë të lartë prandaj janë të detyruar që të furnizojnë makinat në Kosovë.
Aktulisht çmimi për litër nafte në Kosovë është 1.5 euro, ose e thënë ndyshe nën 200 lekë për liter ndërsa në vendin tonë vijon të mbetet në shifra të larta çka ka bërë që qytetarë e student të mbushin rrugët e çdo qyteti për të protestuar.
Rruga Press