ArgumentKryesore

Qytetarët e Kosovës e kuptuan kush e bllokoi shtetin, Vetëvendosje drejt së paku 65 ulëseve

Ali Mehmeti ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike, duke deklaruar se qytetarët e Kosovës kanë treguar pjekuri dhe vetëdije politike, pavarësisht, siç tha ai, përpjekjeve për manipulim dhe dezinformim nga analistë dhe qarqe të caktuara mediatike.

Në një status të publikuar, Mehmeti thekson se qytetarët nuk duhet të konsiderohen si “dele”, pasi sipas tij ata e kanë kuptuar qartë se kush e ka bllokuar funksionimin e shtetit gjatë këtij viti. Ai vlerëson se gënjeshtrat dhe shpifjet nuk kanë kaluar dhe se ata që i kanë përhapur janë “ndëshkuar” politikisht.

Lexo më shumë  Fitorja e Vetëvendosjes është fitore e shtetit ligjor dhe e popullit të Kosovës

Mehmeti ka komentuar edhe paraqitjet e analistëve në studiot televizive, duke përjashtuar Milaim Zekën dhe Lirim Mehmetajn, për të cilët tha se kanë mbetur të pandryshuar në qëndrimet e tyre.

Sa i përket rezultateve zgjedhore, ai ka theksuar se edhe pa përfshirë votat nga diaspora, votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, shpërndarja e ulëseve në Kuvend do të ishte sipas rezultateve aktuale të publikuara. Sipas tij, me përfshirjen e këtyre votave shtesë dhe të votave të pakicave jo serbe, Lëvizja Vetëvendosje bashkë me partnerët e saj mund të arrijë së paku 65 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Lexo më shumë  Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Terras: Rezultati i zgjedhjeve duhet të përfundojë bllokadën politike, Kryeministri Kurti tani ka një mandat të qartë

Rruga Press

YouTube player