Lajme

Qytetarët ankohen për rritje të çmimeve të fruta-perimeve në Vlorë

YouTube player

Me afrimin e festave të fundvitit ka nisur një rritje e çmimeve në tregun e frutave dhe perimeve.

Për qytetarët çmimet janë të papërballueshme ndërsa për tregtarët çmimet janë të lira por thonë se mungon fuqia blerëse.

Vetë qytetarët tregojnë se produktet janë shtrenjtuar.

“Shumë të shtrenjta. Muajt e fundit janë shumë të shtrenjta ushqimet edhe perimet dhe nuk i marrim dot, jemi pensionistë. Ja vij vërdalle këtu dhe s’kam marrë asgjë se nuk marr dot”, thotë një qytetar.

“Jetoj jashtë shtetit, tani po psonis për herë të parë. Për Shqipërinë të them të drejtën për këta që jetojnë këtu nuk është normale këto çmime se ka njerëz që janë pensionistë edhe nuk ja dalin dot”, shprehet një qytetar që jeton jashtë Shqipërisë.

Lexo më shumë  Feraj reagon ndaj komentit të Mehmetajt "Gjakova vendlindja e Radojçiqit": Vetëm Serbia i identifikon qytetet tona me emra serbësh

“Shumë mirë janë, deri tani nuk janë rritur. Por dihet që për Vitin e Ri do rriten më shumë”, thotë një tjetër qytetar.

Por tregtarët kanë një tjetër hall. Ata thonë se çmimet nëpër marketet e tyre nuk janë shtrenjtuar shumë porse nuk ka fuqi blerëse.

“Deri tani nuk janë rritur – tek tuk ndonjë gjë e vogël, këto që vijnë nga jashtë, këto të vendit janë momentale, kur s’ka mall shumë rriten për momentin diçka, perimet”, thotë një tregtar.

“Çmimet janë mirë, mandarinat 80 lekë, vjet ishte 120 lekë në këtë periudhë. Rinia ka ikur s’ka njeri fare. Po ku ka konsum këtu, në çdo shtëpi nga dy pleq janë”, shprehet një shitës.

Lexo më shumë  KQZ: Për votuesit që s’mund të shkojnë në vendvotim do të angazhohen ekipe mobile

“Çmimet janë ato që kanë qenë ato janë akoma. Fuqia blerëse është copë copë, zero”, thotë një tjetër.

Si çdo vit, në prag të festave, çmimet pësojnë rritje. Por këtë vit në terren mungojnë inspektimet e instancave përkatëse, të cilat kanë për detyrë të kontrollojnë abuzimet në tregjet e shumicës dhe pakicës.

Periudha përpara festave të fund vitit sjell përherë shqetësime te qytetarët, për shkak të abuzimeve me çmimet e produkteve ndërsa më shumë këtë problem e ndiejnë pensionistët, të cilët shprehen se me ato pak para që marrin e kanë të vështirë./euronews albania/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *