Lajme

QSPA një konferencë për “Arbëreshët në fokusin e shtetit shqiptar”

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët organizon ditën e premte konferencën shkencore me temë: “Arbëreshët në fokusin e shtetit shqiptar”.

Një veprimtari që mbledh së bashku disa nga studiuesit më të rëndësishëm shqiptar për të trajtuar një sërë temash mbi marrëdhëniet dhe ndërshkëmbimet ndërmjet arbëreshëve dhe shtetit shqiptar.

Konferenca organizohet nga Qendra e Studimeve dhe e Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) në bashkëpunim me Institutin e Historisë të Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA) dhe pritet të japë përgjigje për disa nga aspektet kryesore të ndërkëmbimeve mes diasporës historike me vendin amë në aspektin kulturor, ekonomik, shoqëror, politik etj.

Lexo më shumë  Dënimi i Salianjit/ Bardhi tregon vendimin e Grupit Parlamentar të PD: Ndërpresim marrëdhëniet institucionale me mazhorancën e Ramës

Si veproi shteti shqiptar t’i mbante arbëreshët të përfshirë dhe të angazhuar në problemet e Shqipërisë? A luajti ndonjë rol real politika e Tiranës zyrtare në ruajtjen e urave të komunikimit me arbëreshët? Po politikat identitare që i shërbenin projektit të kombformimit dhe farkëtimit të ndjenjës kombëtare dhe homogjenizimit kulturor në Shqipëri, a ndikuan? Pra, a ishin arbëreshët instrumente të nevojshme të agjendave të elitave politike që kanë drejtuar Shqipërinë në vitet 1920-1990?

Lexo më shumë  Gërvalla e Kurti takuan Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin

Konferenca do të mbahet ditën e premte, me datë 19 nëntor, në orën 09.00, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, salla “UNESCO”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *