KryesoreOpinion/Aktualitet

Qoku:Që pas largimit të Arbën Xhaferit nga politika aktive, drejtuesit politikë të partive të dala nga matrica PDSh kanë vepruar pa projekt e si pa kokë

Shkruan Bekim Qoku, Deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Elektorati i PDSHsë, përfshirë ai i të gjithë atyre partive që dolën nga matrica e kësaj partie dhe kanë po atë konstruksion mendor politik, që është vënë përballë PPD-së në fillim dhe BDIsë më vonë, ky elektorat që përbën gjysmën e totalit, ka mbetur pa orientim apo bosht politik qysh prej nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Politikisht dhe historikisht, mendimi politik i PDSHsë nuk e pranoi kurrë këtë Marrëveshje, madje e shpalli atë për të vdekur dhe propozoi marrëveshje të re.

Lexo më shumë  Danimarka do të shpenzojë 830 milionë euro për mbrojtjen e Ukrainës në emër të BE-së

Pas largimit të Arbën Xhaferit nga politika aktive, mori fund përfundimisht përpjekja serioze për ta udhëhequr këtë elektorat në një rrugë të sigurt konkurruese me BDI-në. Ai u la në duart e drejtuesve krejtësisht të rastësishëm.

Këta drejtues të partive politike të dala nga matrica PDSH, parti si RDK, BDSH, Demokracia e re, LRPDSH, ASH etj. kanë qenë pa projekt serioz politik. Kanë vepruar si pa kokë. Partitë e tyre ata i themeluan si reagim dhe pakënaqësi nga mënyra autoritare sesi Menduh Thaçi e drejtonte partinë. Por jashtë kësaj, asnjëri nuk diti t’i udhëheqë shqiptarët ndryshe nga ç’parasheh MKO. Nuk i dhanë bindshëm përgjigje pyetjes Quo vadis shqiptarët e MV.

Lexo më shumë  Rizvanolli: Nis modernizimin historik i Termocentralit Kosova B

Kjo rrugë pa cak historik, kjo qasje pa orientim teorik, detyrimisht i reduktoi këta parti dhe drejtues partishë në politikbërje taktike, konjukturale dhe gjithmonë pragmatike në kuptimin më negativ të kësaj fjale. Koncepti i politikes për ta u shndërrua në tezgë pazari. Qëllimi i vetëm për të qenë në pushtet, vetëm për të punësuar partiakë, për të fituar tenderë për të përfituar si parti e si klane, i bëri kollaj të korruptueshëm dhe i korruptoi në mënyrë të pashmangshme.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit