KryesoreOpinion/Aktualitet

Qoku: Ku mbeti marrëveshja e Majit që u diskutua në “bodrumet e kuqe” mes Ahmetit dhe Gruevskit?

Nga Bekim Qoku

Nëse si element legjitimues (legjimitator) do të shquajmë etninë, më saktë një-etninë, atëherë subjekti një-etnik që ka marrë më shumë vota shqiptare është koalicioni VLEN.
Nëse si legjimitator do të konsiderojmë shumë-etninë, atëherë subjekti i dytë me më shumë vota del të jetë LSDM-ja.
Është, pra, LSDM-ja partia që mund të mëtojë pjesëmarrjen në pushtet sipas pretendimeve dhe parimit fitues-me fitues të BDI-së.

Lexo më shumë  Krasniqi: Qeveria do të ndërtojë edhe 102 shtëpi të reja deri në fund të vitit në veri

Megjithëse është një temë më komplekse, BDI duke mos e mbështetur legjitimitetin në bazë etnike, por shumë-etnike, ajo gabimisht i shndërron shqiptarët në një pakicë të nivelit që janë turqit, romët, boshnjakët etj, pakica nën 2 apo 3 përqind.

Tjetra, meqë është bërë aktuale tema e “Branitellave”, kur jemi te Marrëveshja e majit që u diskutua fshehurazi në “Bodrumet e kuqe” midis Gruevskit dhe Ali Ahmetit në 2007, aty përveç parimit Fituesi me fitues, është diskutuar edhe për mbështetje sociale dhe materiale ndaj ish ushtarëve të UÇK-së. Prej asaj kohe, Ligji i “Branitellave” i vitit 2002 ka kaluar edhe dy plotësime me votat e BDI-së, kurse ish ushtarët e UÇK-së, familjarët e tyre, invalidët e luftës vazhdojnë të nëpërkëmben si mos më keq.

Lexo më shumë  Von der Leyen pret liderët: Të gjashtë shtetet e kanë vendin në Evropë

Rruga Press

YouTube player