KryesoreOpinion/Aktualitet

Qoku: Ali Ahmeti nuk i ka dënuar kurrë ndërhyrjet e fundit të Serbisë në veri të Kosovës. Nuk e ka ngushëlluar familjen e heroit Afrim Bunjaku

Nga Bekim Qoku

Ali Ahmeti në fjalimin e tij në Prishtinë, ndër të tjera, Kosovën e sotme e barazoi me atë nën Serbi e Jugosllavi, kur tha “trupi morrnica i shkonte kur ka qenë rrugës për në Prishtinë”.

Ali Ahmeti ka qenë pjesë e fushatës për t’u votuar Gjykata Speciale. Ai dëgjohet në “bombat” e Zaevit kur bisedon me zyrtarë të PDK-së për dobinë e Gjykatës speciale dhe për Demarkacionin me Malin e Zi.

Ai “këndoi” si dëshmitar në Gjykatën Speciale. Nuk u mor vesh se çfarë, por doli nga ajo pa asnjë gjemb në këmbë. Ashtu siç ka dalë gjatë gjithë veprimtarisë së tij, pa asnjë gjemb në këmbë.

Ali Ahmeti nuk i ka dënuar kurrë ndërhyrjet e fundit të Serbisë në veri të Kosovës. Nuk e ka ngushëlluar familjen e heroit Afrim Bunjaku. Ish ministri i tij për Punë të Jashtme Bujar Osmani mbajti anën e Serbisë kur propozoi 9 pikat e famshme. Imagjinoni sikur të zbatohej plani i Ali Ahmetit sot, nëse policia e Kosovës tërhiqej nga veriu.

Lexo më shumë  23 persona të shoqëruar pas protestës së opozitës në Tiranë

Ndihmoi themelimin e Ballkanit të Hapur, që shërbeu si vazelin për Botën Serbe të Vuçiqit. Pa u mërzitur fare, ai, thjesht si kryetar i një partie politike, e priti dhe e shëtiti presidentin e Serbisë Vuçiq në kishën e Shën Naumit të Ohrit.

Ai nuk ka pasur kurrë problem mirëqenien e ish ushtarëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut e mos folim për ata të Kosovës.

Partia e tij ka votuar 6 herë Ligjin e branitellave dhe kurrë nuk është marrë me statusin e ushtarëve të UÇK-së.

Lexo më shumë  Socialistët e Francës ruajnë pushtetin në qytetet kryesore në zgjedhjet lokale

Ali Ahmeti as që ka synim që ta shohë veriun e Kosovës pa struktura dhe pa banda kriminale të Serbisë. Kjo punë nuk i ka interesuar kurrë. Ky ka hallin që të kthehet në pushtet me çdo kusht dhe me çdo çmim, të kalojë kohën në stanet e Zajazit, të rikthejë Artan Grubin nga arratija, dhe me telekomandë të shpërndajë tendërë dhe të ngrejë edhe më shumë kulla Soravie për familjarët e vet.

Atij nuk i ka mbetur më asnjë grimë ideali kombëtar apo njerëzor.

Rruga Press

YouTube player