KryesoreOpinion/Aktualitet

Qoku: Ali Ahmeti e BDI akoma nuk e kanë dënuar sulmin terrorist në Banjskë

Shkruan Bekim Qoku

BDI të deklarohet kundër Ballkanit të Hapur dhe Botës serbe që promovohet dhe realizohet nga politikat armiqësore dhe antishqiptare të Vuçiqit.

Ali Ahmeti dhe kandidati për president Bujar Osmani të deklarohen gjithashtu kundër aktit terrorist në Banjskë të datës 24 shtator të organizuar nga Vuçiqi dhe ekzekutuar nga Radojçiqi. BDI nuk e ka dënuar këtë akt deri sot e kësaj dite. Deklarata e vetme ka qenë ajo e Bujar Osmanit që Maqedonia e Veriut do të qëndrojë pranë KFOR-it dhe se “Nëse vërtetohet se Serbia u përfshi në sulmin e Banjskës, e shqyrtojmë pjesëmarrjen në Ballkanin e Hapur”.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Ali Ahmeti dhe BDI nuk e kanë ngushëlluar familjen e heroit kombëtar Afrim Bunjaku.

Ali Ahmeti dhe BDI duke u larguar sa më shumë Kosovës dhe duke u afruar sa më shumë Serbisë dhe Vuçiqit, afrojnë Rusinë dhe Putinin në Maqedoninë e Veriut dhe rrezikojnë kështu paqen dhe stabilitetin e rajonit.

YouTube player