Bota

Qitësi ukrainas thyen rekordin e vrasjes në distancën më të largët

Një qitës i zgjedhur ukrainas ka vendosur rekordin e ri botëror në betejë duke vrarë një ushtar rus nga një distancë prej 3 mijë e 800 metrash.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime pranë shërbimeve të inteligjencës ukrainase, të cituara nga agjencitë lokale të shtypit.

“Ky plumb u qëllua nga një oficer i forcave speciale të shërbimeve të sigurisë, me një pushkë ukrainase të llojit “Volodar Obriju”, thuhet në komunikatën për shtyp të inteligjencës ukrainase.

Lexo më shumë  Biden publikon foton e fundit si president i SHBA-së: Edhe një foto të fundit, të duam Amerikë

Agjencia e sigurisë ka shtuar se videoja e të shtënës, e publikuar në platformën “X”, tregon ushtarin e goditur dhe frikën e kolegëve të tij që i gjenden pranë.

“Qitësit e trupave tona po ndryshojnë rregullat në nivel botëror, duke treguar aftësinë për të vepruar në mënyrë efikase në distanca të jashtëzakonshme”, thuhet më tej në komunikatën e agjencisë së inteligjencës SBU.

Rekordi i mëparshëm, prej 3 miijë e 540 metrash, ishte arritur në vitin 2017 nga një ushtar kanadez me shërbim në Irak, i cili kishte qëlluar një terrorist.

Lexo më shumë  Revizionizmi dhe dezinhibimi: Perandoria e Trumpit në Doktrinën Marco Rubio

Pushka e llojit “Volodar Obriju”, që e përkthyer do të thotë “Padroni i Horizontit”, funksionon me plumba të kalibrit 50.

Rruga Press

YouTube player