Lajme

Qiraja 350-400 €, e papërballueshme për studentët në Tiranë

Çmimet e shitjes dhe qirave të banesave janë rritur kohët e fundit. Sipas agjencive imobilare, të blesh një shtëpi, tashmë kushton shumë më tepër se 2 vjet më parë.

Esi Basho është studente dhe prej tre muajsh kërkon një banesë të re.

“Kam 3 muaj dhe poshtë 350-400 euro nuk gjej”, tha ajo.

Qiranë prej 25,000 e ndan me 3 shoqe. Çmimet që sheh përreth,  thotë se nuk i përballon me rrogën që merr.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

“Nuk më del për ushqim e për gjerat e mia me këto qira që janë”, u shpreh Ajo.

Agjencitë imobilare thonë se qiratë janë rritur me 24% në 2 vitet e fundit. Pronarët justifikohen edhe me investimet që kanë bërë në banesa gjatë pandemisë.

Që nga 2010 rritje graduale ka dhe çmimi i apartamenteve në shitje. Por kryesisht gjatë 2 viteve të fundit, rritja për metër katror ka qenë më e lartë.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Në Shqipëri  po ndërtohet gjithnjë e më shumë. Vetëm gjatë atë 2021 u dhanë rreth 1400 leje të reja ndërtimi. I lartë është dhe numri i shqiptarëve që largohen çdo vit nga vendit.

Pyetja që lind është kush po i blen shtëpitë dhe po ua rrit atyre çmimet?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *