Bota

Qindra emigrantë në kufi, Lituania shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Pas krizës së emigrantëve në kufirin me Bjellorusinë, Lituania shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Qindra emigrantë në territorin e Bjellorusisë kanë ngritur kampe në pritje për tu futur në territorin e Lituanisë.

Gjendja e jashtëzakonshme, e cila filloi në mesnatën e së martës do të zgjasë një muaj, duke u lejuar rojeve kufitare të përdorin forcën fizike për  të parandaluar hyrjen e emigrantëve në Lituani.

Lexo më shumë  Mungesa e karburantit prek 18% të stacioneve në Francë

Vendet anëtare të BE-së kanë akuzuar Bjellorusinë për inkurajimin e emigrantëve të paligjshëm nga Lindja e Mesme, Afganistani dhe Afrika, si hakmarrje për sanksionet kundër Minskut për shkelje të të drejtave të njeriut.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Lituani ndalon çdo lëvizje brenda pesë kilometrave nga kufiri i Bjellorusisë. Gjithashtu do të pengojë këdo që kërkon të ndihmojë emigrantët, tha kryeministrja Ingrida Simonite.

Lexo më shumë  Rusia po rekruton burra të dehur nga qendra rehabilitimi për frontin ushtarak

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *