BotaKryesore

Qindra adoleshentë kroatë paraqiten për shërbimin ushtarak

Qindra adoleshentë kroatë janë paraqitur vullnetarisht për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, pasi shteti e ktheu kërkesën për herë të parë prej 2008-s.

Stërvitjet do të kryhen në tri lokacione në Kroaci. Rekrutët do të paraqiten në zonat më të afërta prej shtëpive të tyre. Për dy muaj, ata duhet t’i nënshtrohen disiplinës ushtarake.

“Tani janë shkëputur nga mjedisi civil”, ka thënë Tihomir Kundid, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kroacisë. “Do t’i përshtatim hap pas hapi, andaj s’do të përjetojnë shumë ngarkesë”.

Lexo më shumë  NATO rrëzon raketën e dyte balistike iraniane që shkel hapësirën ajrore turke

Ana “e butë” është se atyre do t’u lejohet përdorimi i telefonave, përpos periudhës gjatë stërvitjeve.

Rreth 800 është numri i grupit të parë të të regjistruarve. Shumica e tyre nuk pritën për thirrje, por u paraqitën vullnetarisht. 10 për qind e të paraqiturve janë gra, që nuk e kanë obligim shërbimin.

Kroacia e ndryshoi ligjin për mbrojtje në tetor të vitit të shkuar, për të rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në përputhje me trendët në Evropë dhe tensionet e ngritura si pasojë e luftës në Ukrainë.

Lexo më shumë  Nafta arrin mbi 100 dollarë për fuçi/ G7 diskuton përdorimin e rezervave strategjike

Ushtrimet pritet të nisin rreth majit.

Ata do të trajnohen në stërvitjet bazike të mbijetesës, vetëmbrojtjes, ndihmës së parë dhe operimin e dronëve. Programi ua mundëson pagesën prej rreth 1100 eurosh në muaj, plus u regjistrohet si punë dhe u ofron qasje më të lehtë në shërbimet publike.

Përfshirë Kroacinë, tani do të jenë 10 shtete të NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak. Greqia, Turqia, Finlanda, Suedia, Norvegjia, Danimarka, Estonia, Letonia e Lituania janë shtetet tjera.

Rruga Press

YouTube player