Lajme

Qielli gri dhe ajri i ndotur/Në landfillin e Mbrostarit depozitohen mbetjet që prej viteve ‘90.

Prej më se tri ditësh zjarri ka përfshirë Fierin dhe qyteti vijon të jetë i mbuluar nga tymi i krijuar nga djegia e mbetjeve në landfill, duke krijuar një emergjencë mjedisore.

Edhe pse koha është e mirë dhe me diell, rrezet e tij bllokohen nga reja e tymit të mbetjeve urbane.

Pavarësisht se nuk ka më flakë, sërish situata në landfillin e Fierit mbete shumë problematike, për shkak të tymit që vijojnë të gjenerojnë mbetjet që u dogjën. 

Lexo më shumë  Sallova: Analistët po kriminalizojnë sovranitetin e Kosovës, në sinkron me diskursin e Serbisë

Mjete të tonazhit të rëndë po punojnë për mbulimin me dhé të mbetjeve që çlirojnë tym, por sërish ka ende shumë punë për t’u bërë.

Në landfillin e Mbrostarit depozitohen mbetjet që prej fillimeve të viteve ‘90.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Zbulohet plani: Në Shqipëri do të vendosën emigrantë nga Egjipti dhe Bangladeshi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *