Qeveria themelon Këshillin për 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, përfshin edhe OVL-në
Qeveria e Kosovës ka njoftuar sot se ka themeluar Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Në këtë përbërje është ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si kryesues Fadil Nura, kryetar i Komunës së Skenderajt, nënkryesues, Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bashkim Jashari, komandant i FSK-së, Gazmend Hoxha, drejtor i Policisë së Kosovës dhe një anëtar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur dje mbledhje elektronike, në të cilën ka themeluar Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë përbërje:
“Me këtë vendim, Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ftohen ta dërgojnë nga një përfaqësues”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka deklaruar se nuk do të merr pjesë në asnjë aktivitet të organizuar nga Qeveria.
Rruga Press