Lajme

Qeveria shpall gjendjen e emergjencës në furnizimin me energji elektrike: “KESH”, “OST”, dhe “OSHEE të pezullojnë planet e investimeve

Qeveria ka marrë vendimin për shpalljen e gjendjes së emergjencës për furnizimin me energji elektrike. Vendimi është publikuar sot në faqen zyrtare të kryeministrisë. Në një vendim të Këshillit të Ministrave theksohet se shoqëritë “KESH”, sh.a., “OST”, sh.a., dhe “OSHEE Group”, sh.a., të pezullojnë planet e investimeve, përveç investimeve të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë.

Lexo më shumë  Vendet bosh të punës në Shqipëri, po i plotësojnë pensionistët, janë shtuar 10 mijë në 2025

Sipas këtij vendimi, këto shoqëri duhet të koordinojnë ushtrimin e aktivitetit, në përputhje me udhëzimet e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, me qëllim garantimin e pandërprerë të energjisë elektrike.  Në VKM theksohet se gjendja e emergjencës me energji elektrike, i shtrin efektet deri më 15 prill, 2022.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *