Lajme

Qeveria: Ritheksojmë, në Bruksel s’po diskutohet përmbajtja e Rregullores së BQK-së

Qeveria e Kosovës në një komunikatë për media ka njoftuar lidhur me takimet që janë zhvilluar sot në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve.

Në komunikatë Qeveria ka ritheksuar se në këto takim temë e diskutimit ka qenë “gjetja e një zgjidhjeje për formën e dërgimit të mbështetjes financiare për komunitetin serb, brenda rregullores së Bankës Qendrore”.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

“Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut. Takimet u zhvilluan në format trilateral e bilateral. Tema e takimeve ishte gjetja e një zgjidhjeje për formën e dërgimit të mbështetjes financiare për komunitetin serb, brenda rregullores së Bankës Qendrore”, thuhet në komunikatë.

Sipas Qeverisë në këto takime nuk është diskutuar përmbajtja e rregullores.

“Pala jonë, i ka dorëzuar propozimet e idetë e saj rreth çështjes e në takimet e sotme i prezantoi e argumentoi ato. Propozimet tona janë në linjë me rregulloren e BQK-së, për të cilën ritheksojmë se përmbajtja e së cilës nuk po diskutohet”, thuhet në komunikatë.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Tutje theksohet se nga lehtësuesi i procesit është vënë në dukje se propozimet e palëve nuk janë përafruar ende dhe paraqitet nevoja për potencialisht një takim të radhës për javën e ardhshme.

Rruga Press

YouTube player