KryesoreLajme

Qeveria Rama vendos të mos u paguajë orët e natës, zjarrfikësit paralajmërojnë: Durimi nuk zgjat përgjithmonë!

Zor se mund të harrohen zjarret e përmasave të jashtëzakonshme që pushtuan Shqipërinë verën e kaluar, sidomos ata që rrezikuan depozitat e naftës në Vlorë dhe tunelin e Kalimashit.

Zor se mund të harrohen gjithashtu, përpjekjet e zjarfikësve dhe të ushtarëve që punuan ditë e natë për të shmangur katastrofat edhe pranë qyteteve dhe fshatrave, të ndihmuar edhe nga zjarrfikës nga Kosova.

E pra, këta punonjës që luftojnë me zjarret kanë paralajmëruar këto ditë për t’u hedhur në protestë pasi qeveria nuk u paguan orët e punës gjatë natës.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Sindikata e tyre, në një deklaratë që ka publikuar së fundi, ka shprehur indinjatën për indiferencën e qeverisë ndaj mundit të tyre.

Në këtë deklaratë thuhet shprehimisht:

“Durimi nuk mund të zgjasë përgjithmonë!  

Nisur nga veprimet dhe mosveprimet e disa personave, të cilët vazhdojnë të punojnë në dëm të shërbimit zjarrfikës, që kthejnë dhe rikthejnë VKM-të, duke krijuar vonesa të pajustifikueshme në dëm të gjithë shërbimit zjarrfikës, Sindikata e PMZSH shpreh indinjatën më të madhe, indinjatë e cila përforcohet nga mungesa e të ardhurave financiare, të punonjësve të shërbimit zjarrfikës.

Një pakënaqësi është mos-pagesa e orëve të natës, megjithëse kjo kërkesë u kalua me aprovim në mbledhjen në Ministrinë e Brendshme. Por edhe mos-miratimi i VKM nr.350 nga qeveria, përbën një prej pakënaqësive të cilat nuk mund të anashkalohen më.

Na japin kafshatën e bukës, por na kanë marrë jetët peng! Theksojmë se kjo indinjatë, shumë shpejt do të ngrihet në një nivel tjetër!”

Rruga Press

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *