Lajme

Qeveria publikon pamje nga takimi i kryeministrit Kurti me diplomatët (VIDEO)

Qeveria e Kosovës ka publikuar pamje nga takimi i kryeministrit Albin Kurti me pesë diplomatët perëndimorë, që u mbajt mëngjesin e kësaj të shtune.

Në këto pamje shihet Kurti duke iu uruar mirëseardhje diplomatëve, teksa realizojnë edhe një fotografi të përbashkët.

Në pamje shihet edhe momenti kur Kurti mirëpret me shtrëngim të duarve emisarin special të Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të cilin e pati akuzuar se në dialog po mban anën e Serbisë.

Lexo më shumë  Kurti uron Von der Leyen: Mezi presim të punojmë së bashku për ta çuar Kosovën drejt anëtarësimit

Për këto akuza Lajçak foli në konferencën për media pas takimit me kreun e ekzekutivit kosovar. Shkurtimisht, emisari tha se “unë jam në anën e BE-së”.

Rruga Press

YouTube player