KryesoreLajme

Qeveria përsërit: Serbët e Kosovës votojnë me postë ose te zyra ndërlidhëse

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk ka ndryshuar asgjë në lidhje me votimin e mundshëm të serbëve të Kosovës për zgjedhjet e 3 prillit në Serbi.

Haxhiu ka theksuar se serbët që jetojnë në Kosovë mund të votojnë përmes postës ose te zyra ndërlidhëse.

“Ajo do të jetë në linjë me kushtetutën e saj. Konsiderojmë që është jashtëzakonisht e rëndësishme që të respektohet Kushtetuta e Kosovës e ligjet në fuqi. Serbët e Kosovës votim me postë ose te zyra ndërlidhëse. Nuk ka diçka tjetër në këtë drejtim”, ka thënë ajo në konferencë për shtyp.

Lexo më shumë  Nga Henry Ford te Elon Musk, pse industrialistët e mëdhenj tundohen kaq shpesh nga e djathta ekstreme?

Ndërkombëtarët kohëve të fundit kanë bërë me dije që serbëve të Kosovës duhet t’iu lejohet votimi për zgjedhjet e përgjithshme në Serbi. Një gjë të tillë e kishin kërkuar edhe për referendumin që u mbajt më 16 janar, por që Qeveria Kurti nuk hoqi dorë nga kërkesat e saj. 

Ministrja e Drejtësisë ka kujtuar rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës ku është ndaluar organizimi i referendumit të Serbisë brenda territorit të Kosovës për çka ka thënë se është e rëndësishme të respektohet Kushtetua e Kosovës dhe legjislacioni në fuqi.

Lexo më shumë  Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

“Të gjithë jemi në dijeni që Serbia ka pretendime për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë sepse ajo perëndime territoriale ndaj Republikës së Kosovës. Serbisë nuk i bëhet vonë për të drejtat e qytetarëve”, ka thënë Haxhiu.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *