Lajme

Qeveria nuk heq dorë! TEC-i Vlorës me koncesion,mbulim 20% të deficitit të energjisë

Një dokument strategjik mbi klimën dhe energjinë i publikuar nga qeveria shqiptare për konsultime me palët e interesit nënvizon se synimi për ta dhënë me koncesion termocentralin e Vlorës vazhdon të mbetet në fuqi.

Në fakt dhënia e këtij koncesioni nuk rezultoi i suksesshëm pas një procedure të hapur më herët nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë edhe pse në fazat e para u fol për një interes të lartë të kompanive. Sipas dokumentit, futja në prodhim energjie e termocentralit shihet me prioritet në kushtet e garantimit të sigurisë energjetike. Shqipëria është e varur thellësisht nga burimet hidrike çka sikurse po shihet edhe sot po rezulton me një kosto të lartë për shkak të importeve për të plotësuar konsumin.

Lexo më shumë  Matiq: Ambasadorët e BE-së në Serbi janë të tronditur nga ajo që po u ndodh gazetarëve

Në këtë kuadër dokumenti nënvizon se masa që duhet marrë është dhënia me koncesion e termocentralit i cili do të mbulojë 20 për qind të deficitit të energjisë që ka vendi.

Sigurisht futja në prodhim e TEC Vlorës për të qenë me leverdi mund të jetë vetëm përmes gazit dhe në këtë kontekst vlerësohet se tashmë që TAP ka nisur aktivitetin e transmetimit mund të përfitohet por Shqipërisë do t’i duhet që të shohë me kujdes pjesën e emetimeve të karbonit.

“Pas lidhjes së termocentralit të Vlorës me TAP-in, inkurajohet kalimi i tij nga përdorimi i naftës në përdorimin e gazit. Kjo do të kontribuonte në stabilizimin e gjenerimit të energjisë elektrike gjatë thatësirave në pjesën jugore të Shqipërisë. Megjithatë, kjo do të rrisë konsumin e gazit, e për rrjedhojë edhe shkarkimet e CO2, dhe duhet marrë në konsideratë përkatësisht në planifikimin strategjik” thuhet në dokument.

Lexo më shumë  Korrupsion dhe pengmarrje/ EL PAIS: ‘Diella’ e zhytur në krim, Rama po mbron Ballukun! Vendi po zien nga protestat

Qeveria gjithashtu përmend në dokument faktin që ka një plan për një termocentral në Korçë edhe pse ky i fundit duhet se është zbehur si projekt për shkak të kundërshtive që hasi por që mes rreshtave cilësohet si plan në vazhdim.

Termocentrali i Vlorës (i ndërtuar me financim nga BERZH-i në vlerën 40 milionë euro, financim nga BEI në vlerën 40 milionë euro dhe financim nga BB* në vlerën 20,5 milionë euro) nuk është vënë kurrë në funksionim që prej përfundimit të tij në vitin 2011. Kjo për shkak të një defekti në sistemin e ftohjes së impiantit, i cili nuk është riparuar ende./ MONITOR

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *